Ministri i mbrojtjes i Izraelit ka deklaruar se Ali Larijani është vrarë gjatë një sulmi të fundit, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Larijani ishte ndër figurat më të larta të sigurisë në Irani dhe një nga zyrtarët më me ndikim në strukturat shtetërore.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për vdekjen e tij, ndërsa disa burime theksojnë se fati i tij mbetet ende i paqartë.




