Një tërmet me magnitudë 6 ballë sipas Rihterit ka goditur Kubën të martën, me thellësi rreth 15 kilometra, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale të mëdha.
Ky është i dyti tërmet i fuqishëm brenda pak ditësh, pasi më 8 shkurt Kubën e kishte goditur një tërmet me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën thellësi.




