Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në operacione për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit në kushtet aktuale.
Ai theksoi se Franca nuk është palë në konflikt dhe për këtë arsye nuk do të angazhohet ushtarakisht në këtë fazë.
Megjithatë, shtoi se Parisi po punon për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që do të sigurojë lirinë e lundrimit pas përfundimit të armiqësive.
Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje të kabinetit, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.




