Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, zhvilloi sot një takim lamtumirës me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku diskutuan bashkëpunimin e BE-së me Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe menaxhimin e migracionit.
Gjatë takimit, Orav vuri theksin edhe tek përpjekjet për të ruajtur një strukturë multietnike brenda Policisë së Kosovës. “Unë do të largohem, por puna vazhdon”, deklaroi ambasadori, duke nënvizuar vazhdimësinë e bashkëpunimit të BE-së me vendin.




