FC Prishtina ka njoftuar se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi në 15 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.
Klubi e ka falënderuar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojë për zhvillimet e radhës.




