Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, deklaroi se Qeveria e Kosovës ka një numër shumë të madh të emërimeve politike, duke arritur në 453 persona sipas analizës së prezantuar prej tij.
Ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar kabinetin si ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor dhe duke pretenduar se struktura qeveritare është zgjeruar për qëllime politike.
Sipas Tahirit, numri i madh i këshilltarëve, zëvendësministrave dhe stafit politik nuk reflekton nevojat reale të vendit, ndërsa shtoi se qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe mungesë perspektive.




