Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandiatëve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 26 qershor, do të përfundojë më 13 gusht 2025.
Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.




