Shtetet Anëtare Evropiane – Franca, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Greqia dhe Sllovenia me mbështetjen e Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës, Guajanës, Pakistanit, Somalisë, Sierra Leones dhe Algjeris kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, takim urgjent për zhvillimet në Gaza.
Mbledhja do të mbahet të dielën e 10 gushtit në orën 10:00 sipas kohës së Nju Jorkut.
Një mbledhje të tillë e kishte kërkuar edhe Vëzhguesi i Përhershëm në OKB, Riyad Mansour, për të shtunën më 9 gusht, por u shtye për të respektuar “ Shabbat Shalom” izraelit.
Në anën tjetër ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, tha se Shteti i Izraelit nuk do të ndalet së luftuari për lirimin e pengjeve, kështu që sipas tij garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë është detyra jonë.




