Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar personat me Sindromën Down për dashurinë dhe optimizmin që reflektojnë, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe mbështetjes së vazhdueshme për ta.
“Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri. Çdo ditë, jo vetëm sot, kur po shënojmë Ditën e personave me Sindrom Down”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.




