Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se Bashkimi Evropian mund të shqyrtojë rrugë të tjera për zbatimin e Asociacionit nëse draft-statuti nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai theksoi se, megjithëse BE-ja ka insistuar gjatë për këtë hap, mungesa e progresit kërkon qasje më pragmatike.
Sipas tij, Asociacioni mbetet obligim në kuadër të dialogut në Bruksel dhe duhet të realizohet në bashkëpunim me komunitetin serb, pavarësisht kohës së zbatimit.




