Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka shpallur futbollistët e ftuar në Kombëtaren U21 për ndeshjet e muajit mars.
Dardanët U21 do të luajnë në kuadër të Grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027. Ndeshja ndaj Rumanisë do të zhvillohet më 27 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa përballja me Spanjën është planifikuar më 31 mars si mysafirë.
Në mesin e të ftuarve edhe futbollisti i FC Malishevës Laurent Gjylani.




