Ministrja Mimoza Kusari – Lila tha se vendosja e marzhës për karburantet parandalon manipulimin e çmimeve, duke kufizuar rritjen në 12 centë për litër për pakicë dhe 2 centë për shumicë.
Rezervat e naftës janë të mjaftueshme, pa nevojë për panik.
Po punohet edhe për Ligjin e çmimeve tavan për produktet esenciale si mielli, qumështi, vaji, vezët dhe ushqimet për fëmijë, për të mbrojtur qytetarët me paga minimale.




