Shefi në largim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë një obligim në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, edhe pse nuk është theksuar së fundmi në agjendën publike.
Orav ka theksuar se draft-statuti i Asociacionit ende nuk i është dërguar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim, pasi gjykata ka konsideruar se nuk ka juridiksion për ta trajtuar këtë çështje. Ai ka shtuar se mbajtja e qëndrimeve për një periudhë të gjatë pa rezultate konkrete nuk i shërben procesit dhe se diplomacia kërkon fleksibilitet për avancimin e çështjeve të hapura.
“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: Asociacioni duhet të formohet në bashkëpunim me komunitetin serb dhe brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Pavarësisht kohës së realizimit, kjo çështje nuk është hequr nga tavolina dhe mbetet pjesë e obligimeve të dakorduara nga palët”, ka deklaruar Orav.




