Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.
Sorensen tha se gjatë takimit u diskutuan arritjet e fundit në dialog dhe u sigurua harmonizimi për hapat e mëtejshëm mes dy vendeve.
Pak ditë më parë, Sorensen qëndroi në Kosovë, ku pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, u dakorduan disa masa shtesë për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, duke përfshirë dhënien e lejes për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe studentët serbë.




