Prishtina ka mposhtur Ballkanin 1:0 në xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm e shënoi talenti 17-vjeçar, Rin Ahmeti, në minutën e 83-të, duke vendosur fatin e ndeshjes në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Ky ishte debutimi i trajnerit të ri të Prishtinës, Alban Dragusha, i cili nisi drejtimin e skuadrës me fitore.
Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ngritet në 41 pikë, ndërsa Ballkani mbetet lider me 45 pikë, ndërsa Prishtina e Re qëndron në fund të tabelës me 23 pikë.




