Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë sjellë lëvizje të shumta nga Kosova drejt Shqipërisë. Sipas Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin në Kukës, vetëm paradite përmes Morinës kanë hyrë mbi 3 mijë persona me rreth 900 mjete, pa përfshirë autobusët e grupeve të organizuara.
Edhe drejtimi nga Shqipëria në Kosovë ka regjistruar fluks, me 1,850 udhëtarë dhe rreth 700 mjete që kanë kaluar pikën kufitare të Vërmicës.
Pikat kufitare po operojnë me procedura të përshpejtuara gjatë fundjavave dhe festave, duke shmangur pritjet e gjata, ndërsa kontrollet normale do të vazhdojnë në ditët e tjera të javës deri në fund të prillit.




