Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar mungesën e veprimeve nga Qeveria e Albin Kurtit për përballimin e rritjes së çmimeve, duke e cilësuar gjendjen alarmante.
Ai ka theksuar se vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dhe shtete evropiane si Spanja, tashmë kanë ndërmarrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset, ndërsa kërkoi reagim të menjëhershëm edhe në Kosovë.




