Prokuroria për Krime të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot në ora 17:00, ka konfirmuar zëdhënësi Shkodran Nikçi.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku Faruk Jusufi u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij dhe më pas ndërroi jetë, pasi arriti pa shenja jete në Spitalin e Pejë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.




