Dita e sotme në Kosovë pritet të ketë mot kryesisht të vranët. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindori me shpejtësi 1-8 m/s.
Parashikimi për javën:
Të martën priten riga lokale shiu.
Të premten, reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë dhe mund të përqendrohen në disa zona.
Pjesa tjetër e javës do të ketë mot të vranët me intervale të shkurtra dielli.
Temperaturat:
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C.
Temperaturat maksimale priten nga 5 deri në 16°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Në aspektin agrometeorologjik: Reshjet e parashikuara do të ndihmojnë në rritjen e lagështisë së tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore. Temperaturat do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.




