Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur sot përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj – përballjen me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë, dhe është jetike për “Dardanët”, të cilët synojnë të bëjnë një hap historik drejt kualifikimit në Botërorin 2026. Kosova ka nevojë për fitore për të siguruar një vend në finalen e play-off-it.
Në rast triumfi, Kombëtarja do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, e cila është planifikuar të zhvillohet më 31 mars në Prishtinë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë një konferencë për media sot në orën 12:00, ku pritet të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen e rëndësishme.




