Viktima dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes. Si e dyshuar për vrasjen përmendet A. Gashi, 30 vjeçare.
Sipas informacioneve fillestare, ajo dyshohet se fillimisht ka kryer vrasjen, më pas ka plagosur dy persona të tjerë dhe në fund ka tentuar t’i marrë jetën vetes, duke mbetur e plagosur rëndë.
Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.




