Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” që po mbahet në Gjermani. Në këtë aktivitet, FSK është përfaqësuar me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, duke kryer operacione të integruara së bashku me strukturat e ushtrisë gjermane.
Ky ushtrim ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale në transport dhe mbështetje logjistike, ku pjesëtarët e FSK-së po demonstrojnë aftësi, profesionalizëm dhe bashkëpunim në mjedis ndërkombëtar .
Përmes pjesëmarrjes në këto ushtrime, FSK vazhdon të forcojë partneritetet me shtetet aleate dhe të rrisë gatishmërinë operacionale sipas standardeve ndërkombëtare.





