Çmimi i naftës në Kosova ka arritur në rreth 1.71 euro për litër, duke shënuar rritje të ndjeshme javët e fundit si pasojë e zhvillimeve në tregjet globale.
Qytetarët po përballen me kosto të larta, ndërsa disa prej tyre po furnizohen në vende fqinje për çmime më të lira.
Ekonomisti Lulzim Beqiri vlerëson se zgjidhja më e shpejtë është ulja e akcizës dhe TVSH-së, e cila sipas tij do ta ulte çmimin deri në rreth 1.20 euro për litër dhe do të lehtësonte barrën për qytetarët dhe bizneset.
Ndërkohë, institucionet kanë shtuar kontrollet në tregun e derivateve për të parandaluar abuzimet me çmime.




