Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri tani 2,876 zyrtarë kanë përfunduar deklarimin e pasurisë për vitin 2025, ndërsa 1,964 janë ende në proces.
Afati për përfundimin e deklarimit është 31 mars 2026.
Agjencia u ka bërë thirrje zyrtarëve që ende nuk e kanë përmbyllur procesin ta bëjnë sa më parë, duke theksuar rëndësinë e transparencës.
Mosdeklarimi dhe vonesat përbëjnë shkelje ligjore dhe mund të sanksionohen.




