Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike arrijnë një konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Rrustemi theksoi se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje nëse ato bëhen të pashmangshme, por shtoi se çështja mbetet te vullneti politik i partive.
“Sipas Gjykatës Kushtetuese, nëse partitë kanë vullnetin për të zgjedhur presidentin dhe për t’iu shmangur zgjedhjeve, kjo është e mundur”, u shpreh Rrustemi për RTV21. Ai theksoi se masat e përkohshme të vendosura nga Gjykata Kushtetuese i ndalojnë presidentes dhe Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 31 mars.




