Gjatë periudhës 13–19 mars 2026, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar gjithsej 39 raste të reja, prej të cilave 35 janë raste të dhunës në familje. Raste të tjera përfshijnë dhunimin, degradimin e integritetit seksual, kanosjen dhe krimet e luftës.
Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar gjithsej 5 kërkesa për urdhra mbrojtje në gjykatë dhe 13 kërkesa për urdhra mbrojtje emergjente. Janë dhënë 16 aktvendime gjyqësore, ndërsa janë mbajtur 63 seanca gjyqësore dhe 12 në prokurori. Viktimave u janë ofruar gjithashtu 48 këshilla juridike.
ZMNV njofton se janë realizuar 2 përfaqësime në polici, 9 referime në Qendra për Punë Sociale dhe 2 në strehimore.




