Vizitat e fundit të Vjosa Osmani në komuna të Kosovës, pak para përfundimit të mandatit presidencial, po konsiderohen nga disa si sinjal për rikthim në skenën politike.
Pas mungesës së mbështetjes për një mandat të dytë, aktivitetet e saj kanë ngritur dyshime se ajo mund të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës ose të krijojë një iniciativë të re politike.
Analisti Seb Bytyqi vlerëson se këto janë dy skenarët më të mundshëm, duke paralajmëruar se një rikthim i saj mund të sjellë fragmentim të mëtejmë të skenës politike në vend.




