Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur një delegacion të Banka Botërore të udhëhequr nga Xiaoqing Yu, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në sektorë prioritarë.
Në takim u theksua rëndësia e partneritetit në energji dhe miniera, me fokus në projekte për energji të ripërtëritshme, efiçiencë dhe zhvillim rregullativ. Palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe sigurisë energjetike në Kosovë.




