Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të dialogut me Serbinë.
Ajo deklaroi se institucionet nuk kanë ofruar informacione për zhvillimet e dialogut dhe se, sipas saj, ka mungesë raportimi në Kuvend dhe në komisionet parlamentare. Musliu-Shoshi shtoi gjithashtu se qeveria po shmang llogaridhënien në këtë proces.




