Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, përfshirë lindjet, vdekjet dhe martesat.
Sipas MPB-së, procesi ka filluar më 16 mars dhe po zhvillohet rregullisht, ndërsa qytetarët tashmë kanë nisur të paraqesin kërkesat. Afati për aplikim është deri më 16 qershor 2026.
Ndërkohë, është rritur edhe numri i shtetasve të huaj që regjistrojnë qëndrimin në Kosovë, ndërsa mbi 500 persona kanë shkarkuar aplikacionin për lajmërim të adresës.
Megjithatë, mungon një informim i detajuar nga institucionet qendrore për procedurat, përderisa disa komuna kanë publikuar udhëzime për qytetarët.




