Në ambientet e shkollës “Lasgush Poradeci” u realizua një aktivitet për dhurim vullnetar të gjakut, ku morën pjesë nxënës, staf dhe qytetarë.
Ky aktivitet humanitar dëshmoi solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë nevojë, duke kontribuar në shpëtimin e jetëve.

Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë dhuruesit, si dhe për bashkëpunimin me Kryqin e Kuq të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve të tilla në shoqëri.




