Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me çmimin e derivateve të naftës në vend.
Në një postim në Facebook, Rukiqi shpjegoi se me një vendim të vetëm, çmimi i naftës mund të bjerë në 1,35 € për litër. Ai ka treguar mënyrën se si mund të arrihet kjo ulje:
TVSH: nga 18% → 8%
Akciza: përgjysmohet
Çfarë fiton qytetari?
Nga TVSH → kursen 17 cent/litër
Nga akciza → kursen 17.5 cent/litër
Totali: 35 cent më lirë për çdo litër
Çmimi aktual: 1,70 € → Çmimi i mundshëm: 1,35 € për litër




