Në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 24 mars 1999, presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar vendosmërinë e aleancës për të ndalur tragjedinë njerëzore dhe veprimet gjenocidale të Serbisë.
Osmani ka vlerësuar rolin e grave dhe burrave të NATO-s, duke thënë se ata qëndruan në “anën e drejtë të historisë” dhe i dhanë fund një epoke të errët, duke hapur rrugën drejt lirisë dhe paqes.
Ajo ka theksuar se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe veprime të vendosura në momentet historike.




