Dogana e Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 46-të të Komitetit të Zbatimit të Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel, një forum kyç për diskutimin e prioriteteve strategjike dhe operacionale në fushën doganore.
Në njoftim për media, Dogana ka theksuar se kontribuoi në operacionin ndërkombëtar “STOP IV”, duke u renditur e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse në luftën kundër mallrave të falsifikuara.
Ky rezultat tregon përkushtimin institucional dhe kapacitetet profesionale në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut.
Pjesëmarrja aktive e Doganës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë konfirmon rolin e saj si partner i besueshëm në avancimin e standardeve doganore dhe forcimin e bashkëpunimit global kundër aktiviteteve të paligjshme.




