Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve në Kosovë, duke kritikuar qeverinë për mungesë masash konkrete.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ndërkohë që qeveritë e Europës po mblidhen për të menaxhuar krizën e çmimeve, qeveria e Kosovës po publikon fotografi me tortë për ditëlindje.
“A jeni hajgarexhi apo qeveritarë? Veç video me ‘Happy Birthday to You’ dhe mbaroi puna, ndërkohë që çmimet po rriten në çdo sektor dhe nuk keni marrë asnjë masë,” shkruan Muharremi.
Ai thekson se rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës po rëndon jetën e qytetarëve dhe bizneset, dhe shton se situata është “super e nxehtë” dhe kërkon veprime urgjente nga qeveria




