Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se ajo solli lirinë e vendit dhe paqen që gëzohet sot në gjithë rajonin.
Begaj gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe.
“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes kundër regjimit shtypës të Millosheviçit, fushatë që përfundoi me sukses dhe solli lirinë e Kosovës dhe paqen në rajon. Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s,” tha Begaj.




