Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përkujtuar 28-vjetorin e Epopenë së Dukagjinit, duke theksuar rëndësinë historike të Betejës së Gllogjanit.
Ai vlerëson se kjo betejë tregoi se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli dhe e shtrirë në gjithë Kosovën, jo më një rezistencë lokale.
Maqedonci kujtoi sakrificën e luftëtarëve dhe të rënëve për liri, duke përfshirë qëndresën heroike të Jasharajve në Prekaz dhe ngjarjet e tjera të kohës. Ai gjithashtu nënvizoi se ndërhyrja e NATO-s një vit më pas vulosi drejtësinë e kauzës së popullit të Kosovës.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri!” përfundon ministri, duke lidhur historinë e sakrificës me forcimin e ushtrisë moderne të Kosovës dhe ruajtjen e lirisë dhe stabilitetit të vendit.




