Në 28-vjetorin e Epopenë së Dukagjinit, komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së, duke dekoruar gjeneralin Kudusi Lama me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.
Haradinaj dhe Lama kanë theksuar rëndësinë e përballjes heroike në Gllogjan më 24 mars, një moment që shënoi një kthesë në rrjedhën e luftës çlirimtare dhe që rezultoi me fitoren e shqiptarëve, pavarësisht humbjeve personale.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shtuar se historia e luftës duhet të shërbejë jo vetëm si krenari, por edhe si mësim për brezat e rinj, duke nënvizuar se heroizmi nuk shtrihet vetëm te të rënët, por edhe te ata që kanë vepruar për kombin dhe kanë mbrojtur lirinë./EO/




