Policia italiane ka sekuestruar 12 kilogramë drogë dhe 90 mijë euro në para të gatshme gjatë një operacioni mes provincave të Bergamos dhe Milanos. Në shtëpitë e kontrolluara u gjetën 4.5 kg kokainë, 1.7 kg hashash dhe shuma e parave të fshehura në mure.
Si rezultat i hetimeve dhe urdhër-arresteve të lëshuara në mars 2026, janë arrestuar 4 persona, përfshirë dy shqiptarë (39 dhe 52 vjeç), një italian 64-vjeçar dhe një egjiptian 44-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në burg për trafik droge .
Operacioni u krye nga Seksioni i Krimit të Huaj i Skuadrës Fluturuese të Milanos dhe përfshiu kontrolle të shumta midis shtatorit 2022 dhe marsit 2023.




