Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 dhe veprimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes janë duke u kryer.




