Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend.
Në fokus të bisedës ishte situata rreth çështjes së presidentit dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional. Abdixhiku theksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike janë thelbësore për funksionimin demokratik të vendit.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian.




