Rritja e çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë po vazhdon, duke arritur deri në 1.79 euro për litër, si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tregut ndërkombëtar.
Qytetarët shprehen se kjo rritje është e papërballueshme për standardin në vend, duke theksuar se çmimet po rriten, ndërsa pagat mbeten të njëjta.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet, përfshirë masa si ulja e TVSh-së apo rregullimi i çmimeve sipas nivelit ekonomik të Kosovës.
Ndërkohë, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar duke thënë se me një vendim të vetëm, çmimi i naftës mund të ulet deri në 1.35 euro për litër.




