Në Forcën e Sigurisë së Kosovës u mbajt ceremonia e pensionimit të Rreshter Majorit Bedri Zuka, me rastin e përfundimit të shërbimit të tij.
Ai u prit nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Me këtë rast, Zuka u nderua me Medaljen e Karrierës, si mirënjohje për shërbimin e gjatë dhe të ndershëm në uniformë.
FSK i shprehu falënderime për kontributin dhe i uroi shëndet dhe suksese në etapën e re të jetës.




