Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka pritur në takim përfaqësues të OSBE-së në Kosovë, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi. U diskutua gjithashtu për përgatitjen e raportit mbi krimin dhe korrupsionin, me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në sistemin prokurorial.
Gashi u zotua për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ofrim të të dhënave të nevojshme, duke theksuar përkushtimin për forcimin e partneritetit me institucionet ndërkombëtare.




