Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Sllovakisë, e cila do të luhet të enjten në Bratislavë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës.
Futbollisti Florent Hadërgjonaj e cilësoi këtë përballje si historike për ekipin, duke theksuar se skuadra është maksimalisht e motivuar për të arritur fitoren dhe për të siguruar kalimin në finale.
Ai shtoi se pjesëmarrja në Botëror apo Evropian ka qenë gjithmonë një ëndërr për të dhe për ekipin, ndërsa tani Kosova ka një tjetër mundësi për ta realizuar këtë synim. Sipas tij, fokusi kryesor mbetet fitimi i gjysmëfinales dhe më pas synimi për finalen.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet në orën 20:45.




