KESCO ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 hyn në fuqi faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Sipas këtij vendimi, bizneset me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara, por duhet të zgjedhin një furnizues të licencuar në tregun e hapur.
Bizneset që nuk zgjedhin furnizues me kohë do të furnizohen përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për deri në 60 ditë, pas së cilës mund të përballen me ndërprerje të energjisë.
KESCO u bën thirrje bizneseve që të nisin procedurat e nevojshme dhe të raportojnë të dhënat përkatëse, në mënyrë që kalimi në tregun e hapur të bëhet pa probleme.




