Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka nënshkruar vendimin që obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve t’i nënshtrohen një procesi të plotë verifikimi ligjor, teknik dhe mjedisor.
Operatorët duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda 15 ditëve, përndryshe do të aktivizohet inspektimi i menjëhershëm në terren.
Vendimi synon të parandalojë dëmtimin e maleve dhe peizazheve nga shfrytëzimi i pakontrolluar.




