Dogana e Kosovës ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj një zyrtari të saj të nivelit të lartë, i cili dyshohet se është bërë nga një përfaqësues i një kompanie që operon në tregun e derivateve të naftës.
Rasti ka ndodhur më 23 mars, gjatë verifikimeve për një kontingjent me derivate ku janë evidentuar parregullsi në dokumentacion. Dogana thekson se çdo tentativë për të frikësuar apo ndikuar zyrtarët përbën shkelje të rëndë ligjore dhe sulm ndaj institucioneve.
Institucioni ka bërë kallëzim në organet kompetente dhe ka kërkuar veprime të shpejta, duke garantuar mbështetje të plotë për zyrtarët dhe vazhdim të kontrolleve për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.




