Prokuroria Themelore në Prizren ka realizuar një operacion kundër një grupi të dyshuar për trafik droge dhe armësh, ku janë sekuestruar rreth 2 kilogramë heroinë, armë, municion, para dhe dy automjete.
Gjatë kontrolleve janë gjetur katër pistoleta, një pushkë gjuetie dhe mbi 500 fishekë, si dhe një Mercedes GLE dhe një Land Rover që dyshohet se janë përdorur për veprimtari ilegale.
Tre të dyshuarit (R.B., A.R. dhe B.B.) ndodhen në ndalim 48-orësh, ndërsa është kërkuar masa e paraburgimit.
Shënim: Të dyshuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.




