Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Profesor Latif Berisha dhe Agim Hajrizi me familjen e tij, të vrarë më 24 mars 1999 nga regjimi serb.
Ajo theksoi se sakrifica e tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ndërsa gjatë akademisë përkujtimore u nderua me përulje kontributi dhe qëndresa e tyre.

Osmani ripërsëriti zotimin që kujtimi për ta të jetojë përherë në ndërgjegjen shtetërore, duke shprehur mbështetje për familjen Hajrizi dhe familjen Berisha.




